Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga klubi pas vetëm një bisede me Ten Hagun

16:35 | 29 Shtator 2024
E.H

Një ish-lojtar i Manchester United ka folur për trajnerin Erik Ten Hag, duke pretenduar se atij iu desh që të largohej nga klubi pas vetëm një bisede me të.

Ten Hag mori drejtimin e Unitedit në maj të vitit 2022, duke zëvendësuar Ralf Rangnick i cili atë kohë ishte një trajner i përkohshëm.

Që prej atëherë, kanë ndodhur disa largime të lojtarëve më të mëdhenj të ekipit gjatë viteve të fundit, ku theksohet Cristiano Ronaldo i cili u largua pas një interviste me Piers Morgan ku shpalosi shumë prapaskena rreth klubit.

Tani një lojtar i cili u largua nga ‘Djajtë e Kuq’ gjatë periudhës së Ten Hag ka zbuluar se atij iu desh që të largohej pas vetëm një bisede me holandezin.

James Garner u largua nga Unitedi në shtator të vitit 2022, duke iu bashkuar klubit aktual Evertonit për 15 milionë euro.

“Ten Hag është një person shumë i afrueshëm, por mjaft strikt. Ai nuk del jashtë rregullave. Ai do të thotë atë çfarë është dhe do t’i ndëshkojë njerëzit nëse kanë bërë gjëra të gabuara”.

“Biseda ime me të ishte e lehtë. E pyeta atë thjeshtë dhe qartë nëse do të isha pjesë e skuadrës, nëse më shihte mua duke luajtur një rol”.

“E ndjeva që biseda nuk shkoi aq mirë dhe ashtu siç doja unë dhe unë mora vendimin që të largohesha”, ka thënë Garner.

Anglezi ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Unitedin ndërsa ka kaluar pjesën më të madhe të tij në klub në formë huazimi tek ekipe si Watfordi dhe Nottingham Foresti./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme