Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se deri në mesin e javës parashihet mot stabil, kryesisht i qetë dhe me temperatura tipike vjeshtore.
Sipas IHMK-së më tej, këto masa me presion të rritur atmosferik do të zhvendosen, për tu zëvendësuar me një qendër të presionit të ulët atmosferik me origjinë nga veriperendimi e cila është e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.
“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që nga dita e enjte dhe e premte moti të pësojë ndryshime të theksuara , parashihen vranësira konvektive të shoqëruara me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.”, thuhet në njoftim.
Reshjet do të jenë në formë shtërngate dhe të shpejta.
Parashikimi i Motit për pesë ditë (30 shtator—04 tetor 2024)
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme , kryesisht rreth relievit malor.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.
E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjellura me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
E premte- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...