Dy të lënduar në një aksident në fshatin Osek Hylë të Gjakovës

14:25 | 29 Shtator 2024
E.G

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar (28 shtator) mes dy veturave në fshatin Osek Hylë

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë.

“Me datë 28.09.2024 rreth orës 22:45 në fshatin Osek Hylë, afër Gjakovës (në rrugën Gjakovë-Pejë), ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve”, tha ai.

“Për pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërgua në spital për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme