Google ADS

Bllokimi i kanalizimit, një shtëpie te Kodra e Trimave i hyn uji në bodrum

14:03 | 29 Shtator 2024
E.G

Një shtëpie në rrugën “Bajram Musa” te Kodra e Trimave në Prishtinë pas të reshurave të shiut, uji i ka hyrë në bodrum.

Krejt kjo si pasojë e mosintervenimit nga Komuna e Prishtinës në gypin e kanalizimit fekal, shkruan Arbresh.info.

Të paktën kështu thotë dokumenti i dërguar bashkangjitur me fotografitë për gjendjen e shtëpisë.

Dokumenti tregon se në vitin 2023 është paraqitur kërkesë në Drejtorinë e Investimeve Kapitale dhe e Menaxhimit të Kontratave (DIKMK) për intervenim në gypin e kanalizimit fekal.

Në dokument thuhej se kjo drejtori ka shqyrtuar kërkesën e qytetarit.

“Kërkesa juaj do të trajtohet në përputhje me planifikimet e investimeve kapitale dhe mundësitë buxhetore që do të jenë në të ardhmen me qëllim të realizimit të llojit të kërkesave të parashtruar nga ana juaj.”, thuhet në dokument./Arbresh.info/

Të ngjashme