Haradinaj tregon katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor

13:52 | 29 Shtator 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029,ka thënë se ky program është rezultat i shumë stryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit.

Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.

Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO;

Zhvillimi i hovshëm Ekonomik;

Përmbyllja e Dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE;Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur”, ka thënë Haradinaj.

“Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta pasur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi katër shtylla”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info/

Të ngjashme