Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim kirurgët nga vende të ndryshme të botës, për t’i falënderuar për punën e tyre të palodhshme dhe përkushtimin gjatë Kongresit të IV të Kolegjit të Kirurgëve në Prishtinë.
Rama falënderoi në veçanti profesor Rifat Latifin i cili, siç tha ai, ka sjellë në Kosovë ekspertë të nivelit të lartë, shkruan Arbresh.info.
“Theksova përkushtimin tonë për zhvillimin e shëndetësisë në kryeqytet, me fokus në rritjen e cilësisë së shërbimeve.”, ka shkruar Rama.
“Me profesor Latifin, riafirmuam bashkëpunimin përmes Memorandumit të Mirëkuptimit, që synon përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.”, shtoi i pari i Prishtinës.
Ai u shpreh se pjesëmarrja e këtyre profesionistëve të shquar në Prishtinë ishte nder.
“Pjesëmarrja e këtyre profesionistëve të shquar në Prishtinë është një nder i madh për ne dhe tregon rëndësinë që vendi ynë ka fituar si një qendër për zhvillimin e mjekësisë dhe shkëmbimin e njohurive ndërkombëtare.”, përfundoi Rama./Arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...