Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një bisede me ushtarë në të Batalionit Atlantiku në Yonkers Shtete të Bashkuara të Amerikës, u ka thënë të pranishmëve se vendi është pajisur me armë që dihen “por edhe të tjera”.
Kështu citohet Kurti në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në ShBA, shkruan Arbresh.info.
“’Kosova po forcohet çdo ditë e më shumë në aspektin e sigurisë. Jemi pajisur me armatime që dihen, por edhe të tjera.’- ishte deklarimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti gjatë një takimi përshëndetës me ushtarë të Batalionit Atlantiku në Yonkers, NY. Ky fjalim ngjalli duartrokitje nga të pranishmit, të cilët morrën lajme të mira nga aspekti i organizimit të sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...