Policia e Kosovës përgjatë ditës së djeshme ka konfiskuar nëntë armë në tetë raste të ndryshme.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Podujevë, Obiliq, Deqan dhe Istog, shkruan Arbresh.info.
Më poshtë gjeni rastet të bërë të ditura në raportin e policisë.
“ Rr. Abedin Sogojeva, Fushë Kosovë/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 8 copë fishekë. I dyshuari gjithashtu kishte kanosur me armë ish të dashurën e tij shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
“Sallabajë, Podujevë / Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur një pushkë gjuetie me 5 copë fishekë, ndërsa të i dyshuari tjetër (në xhep) i është gjetur një thikë, të cilat janë konfiskuar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”.
“Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Grabovc, Obiliq / Pas disa të shtënave me armë zjarri, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 54 copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
“Dumnicë e Poshtme, Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook, kishte postuar armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Bjeshkët e Belegut, Deqan / Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar”.
Bjeshka e Radushës, Istog / Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një armë me 50 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”. /Arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...