Nico Williams ka dominuar ballinat e gazetave gjatë afatit kalimtar veror, pasi çdo ditë raportohej për një kalim të tij të mundshëm tek Barcelona ose në Ligën Premier.
Në fund, 21-vjeçari vendosi që të refuzojë mundësinë e largimit nga Athletic Bilbao, duke qëndruar tek klubi bask edhe për një sezon tjetër.
Vëllau i tij i madh, Inaki Williams, ka pasur një ide më të qartë se cila është situata nëpër të cilën po kalon vëllau i tij i vogël.
Këtë javë, ai dha një deklaratë ku sqaroi vendimin që mori Nico për të refuzuar ofertat e tjera dhe për të qëndruar tek Bilbao.
“Ka qenë një verë shumë e gjatë dhe shumë e vështirë për të. Ishte një verë ku ai duhej të merrte vendime. Pas disa muajsh, për mua ai ka marrë vendimin e duhur”, ka thënë Inaki.
Inaki tashmë po shikon përpara dhe thotë se po pret me padurim që të luajë së bashku me vëllaun e tij Nico në Ligën e Evropës.
“Tashmë kemi një ëndërr për ta realizuar, sikur e gjithë skuadra. Ka pak nga ne që kemi qenë me fat për të luajtur në një garë evropiane me Athletic Bilbaon dhe tani do të realizojmë këtë ëndërr”, përfundoi ai./Telegrafi/
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit