Në fillim të kësaj jave, u konfirmua se Rodri kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju gjatë ndeshjes së Manchester City kundër Arsenalit fundjavën e kaluar.
Mesfushori spanjoll pritet të humbasë pjesën e mbetur të këtij sezoni, dhe gjasat janë që ai gjithashtu nuk do të luante për La Roja nëse ata do të arrinin në finalet e Ligës së Kombeve UEFA 2024-25.
Rodri ka udhëtuar në Spanjë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore pas lëndimit dhe javën e ardhshme do të kthehet sërish në vendlindje për operacionin në gju.
Sipas Relevo, plani është që 28-vjeçari t’i nënshtrohet një operacioni në Madrid të mërkurën.
Dr. Manuel Leyes do të kryejë operacionin, dhe ai u zgjodh vetë nga Rodri, ndërsa Man City është njoftuar dhe ka pranuar dëshirat e lojtarit.
Mungesa e Rodrit është një goditje masive për Man City, i cili e ka nisur në formë të mirë sezonin e Ligës Premier. /Telegrafi/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve