Google ADS

Hasani në darkën e shtruar nga Blinken: Lidhja transatlantike më e fortë se kurrë

11:42 | 28 Shtator 2024
E.K

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mori pjesë në darkën transatlantike të organizuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Hasani vlerësoi se lidhja transatlantike është më e fortë se kurrë, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e përbashkët ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut, sigurisë, paqes dhe prosperitetit.

Ai shprehu mirënjohjen ndaj Sekretarit Blinken për kontributin në forcimin e kësaj lidhje.

Ministri Hasani ndodhet në Nju York ku po merr pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ( 22 – 30 shtator 2024).

Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së janë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit (2022-2023) dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së./atsh

Të ngjashme