Begaj merr pjesë në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” në Patos

11:09 | 28 Shtator 2024
K.B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me ftesë të Bashkisë së Patosit, mori pjese dje në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar” të zhvilluar në fshatin Zharrëz.

Begaj u prit nga autoritetet lokale dhe banorët e mbledhur në këtë festë në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me të cilët bisedoi për rëndësinë e promovimit të traditave dhe vlerave të myzeqesë për ta bërë këtë zonë më të dashur për banorët e saj e më tërheqëse për turistët.

Begaj gjithashtu vizitoi stendat e panairit ku ishin ekzpozuar produket bujqësore, punime artizanale, objekte etnografike, kuzhina tradicionale e zonës.

Në mënyrë të veçantë, presidenti përgëzoi mësuesit e të rinjtë e shkollave të zonës për punën e mrekullueshme në ngulitjen e dashurisë dhe krenarisë për rrënjët./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme