Google ADS

Dy gra nga Venezuela raportojnë se pesë persona në Prishtinë ua grabitën një shumë të parave

09:01 | 28 Shtator 2024
K.B

Dy gra nga Venezuela janë kërcënuar me armë të premten në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Siç thuhet në raport, persona të panjohur njëri prej tyre me armë dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur atyre një shumë të parave.

Policia bën të ditur përmes raportit se rasti po hetohet.

“Rr. UÇK, Prishtinë 27.09.2024 – 01:00. Dy viktimat femra nga Venezuela, kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme