Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

07:06 | 28 Shtator 2024
K.B

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29gradë Celsius.

Do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglilindjes me shpejtësi 1-4m/s./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme