Tulipanët, trëndafilat, orkidetë, zambakët kurrë nuk do të dalin nga moda. As në natyrë, as në mure
Nëse tashmë nuk mundeni që vazhdimisht të keni lule në shtëpi, zbukuroni muret me tapeta me lule.
Pos trëndafilave të përhershëm, të popullarizuara janë edhe lule vishnjat, si edhe vizatimet e ndryshme të tjera, por edhe vizatimet abstrakte.
Mund të jenë këto lule të mëdha apo vetëm ndonjë degë e vogël, ndonjëherë ngjyrë pasteli apo ngjyra të tjera të zjarrta, mirëpo gjithmonë kanë të njëjtin efekt – ta bëjnë më të hareshme hapësirën e banimit dhe më të gëzueshme.
Këto tapeta përshtaten mirë në të gjitha hapësirat, nga dhoma e gjumit deri te banja, transmeton Telegrafi.
Trapezaria është zgjedhja më e dukshme, mirëpo edhe në dhomën e fëmijëve tapetat ngjyrë të zjarrtë me motive lulesh mund të jenë interesante.
Në dhomën e gjumit zgjidhni tapeta ngjyrë neutrale, për shembull të bardhën me trëndafila ngjyrë të kuqe të errët.
Nëse jeni të guximshëm, përdorni ngjyra të zjarrta, për shembull lule të bardha, rozë dhe të verdha me bazë të zezë apo të kuqe.
Ky print paksa gotik do të bëjë që të mendoni se jeni në sallone mbretërore, andaj mbase është më i mirë për korridor apo për dhoma dite.
Kush nuk i do ngjyrat, gjithashtu ka zgjedhje, tapetat me tone ngjyrash zi-bardhë shpesh janë të bëra në atë mënyrë që të mendoni që i ka punuar ndonjë piktor i famshëm.
Janë shumë elegante lulet dhe fletët e bardha në bazë neutrale si p.sh. bezhë apo pudër rozë. Nëse nuk i doni lulet, zgjidhni bimët.
Me vite të tëra është në trend dizajni tropikal i cili sjell frymën e xhunglës në shtëpi në të gjithë meridianët. Madje edhe nëse nuk gjeni tapeta të cilat bashkë me bimët kombinojnë motive të disa kafshëve, nga majmunët deri te insektet, keni bërë zgjedhjen e qëlluar.
Është me rëndësi të mos e teproni. Pasi që fjala është për detajet që bien në sy, përcaktohuni që t’i zbukuroni një ose më së shumti dy mure. Më shumë mure me tapeta me lule “durojnë” vetëm hapësirat e mëdha apo ato me tavane të larta dhe me atë rast larat do të duhej të ishin më të reduktuara.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist