Ford ka filluar prodhimin serik të Capri-t të ri tërësisht elektrik në Këln të Gjermanisë.
Kështu, së bashku me Explorer, dy modele elektrike tani po dalin nga linja e prodhimit në Gjermani, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Informacioni nuk vjen nga një njoftim zyrtar i prodhuesit, por nga zyrtarë për mediat e Këlnit.
“Ky është një moment historik i rëndësishëm për uzinën e Këlnit dhe punonjësit e saj në kohët përgjithësisht të vështira në industri”, citohet të ketë thënë njëri nga ata.
Pas Explorer, Capri është modeli i dytë elektrik i Fordit që prodhohet në Këln.
Të dy modelet bazohen në platformën MEB të Volkswagen. /Telegrafi/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...