Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për aksionin e realizuar sot në Pejë, ku u sekuestruan mbi një ton substanca narkotike.
Ministri thotë se goditjet e këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera, transmeton Telegrafi.
“Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë. Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera”, ka pohuar ministri.
Ai ka shkruar se vendi i kriminelëve është prapa grilave.
“Siç kam thënë pas goditjes së laboratorit tjetër rreth një javë më parë, prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla”.
Prokuroria dhe Policia në Pejë kanë dhënë detaje nga aksioni që u zhvillua sot në rajonin e Pejës, ku u sekuestrua mbi një ton drogë, e që vlera e tyre është mbi 5 milionë euro.
Në konferencën për media u bë e ditur se deri tani kanë arrestuar një person, dhe se janë në kërkim edhe të gjasht personave tjerë të dyshuar.
“Këto dy lokacione ku kemi bërë veprime hetimore janë lokacione të përmasave të mëdha të kultivimit të kanabisit. Jemi në fazën e përpunimit të vendit të ngjarjes dhe në vlerësimet tona, sasia dhe vlera mund të dalin më të mëdha. Njëra nga plantacionet ka qenë e rritur në nivelin ku konsiderojmë se një bimë kanabisi mund të japë produkt të marihuanës gjysmë kilogrami. Ka qenë hetim i gjatë, mbi dy muaj, i koordinuar me njësitet respektive të Policisë. Një person është i arrestuar, shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në cilësinë e punëtorit për këto dy parcela. Kemi edhe persona të tjerë të dyshuar, të cilët janë në fazën e kërkimit dhe identifikimit. Për këta nuk kemi detaje të tjera”, tha togeri Astrit Jasiqi.
Tutje, ai shtoi se destinimi i marihuanës ka qenë tregu ndërkombëtar dhe se vlera e substancave narkotike është mbi 5 milionë euro.
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...