Peci u kërkon debat ish-ministrave të Bujqësisë, synon t’i krahasojë rezultatet e punës

22:50 | 27 Shtator 2024
R J

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, përmes një ftese publike u ka kërkuar debat ish-ministrave të dikasterit që tashmë ai e udhëheq.

Ai thotë se përmes këtij debati synon që shfaq krahasimin e rezultatit të punës së Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqësisë, në krahasim me ata që udhëheqën paraprakisht.

“Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u bëj thirrje ish Ministrave të Bujqësisë, paraardhësve të mi: Blerand Stavileci, Memli Krasniqi, Nenad Rikallo, Dijana Zhiviq dhe Besian Mustafa. Ju thuajeni ditën, orën, studion televizive, moderatorin e panelin, të gjithë ju së bashku, dorë për dore…”, shkroi Peci në Facebook.

“Këtë debat e ftoj në funksion të ballafiqimit me të vërtetën dhe krahasimit të rezultateve të prekshme për fushat tematike të Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqesisë! Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet”, thuhet tutje në postimin e publikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme