Google ADS

Lajçak për takimin me Kurtin e O’Brien: Diskutuam për rrugën përpara

18:38 | 27 Shtator 2024
R J

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në llogarinë e tij në platformën “X”, ka njoftuar për takimin që pati sot me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien me Zëvendës ndihmësin sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof dhe me kryeministrin Albin Kurti në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

Lajçak ka thënë se në këtë takim është diskutuar për rrugën përpara, drejt normalizimit.

“Ne ramë dakord se nuk ka alternativë përveq zbatimit të shpejtë të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Lidhur me këtë takim ka njoftuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se kanë diskutuar për dialogun.

“Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres”, ka shkruar Kurti./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme