Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të premten ka thënë se ka sulmuar selinë qendrore të Hezbollahut në Bejrut. Raportohet se objektiv i sulmit ishte lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Sipas tyre, shtabi ishte i vendosur “nën ndërtesat e banimit” në periferi të Dahiehit në jug të qytetit. BBC raporton se sulmi nuk ishte si çdo shpërthim tjetër i dëgjuar në qytet gjatë sulmeve ajrore të fundit izraelite.
Sulmi i pasdites së sotme goditi Dahiehin, bastionin e Hezbollahut në Bejrutin jugor, një zonë që është shënjestruar vazhdimisht nga ushtria izraelite kohët e fundit.
Vendi ka popullsi të dendur dhe fotot e para nga vendngjarja tregojnë për shkatërrim të madh.
Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari ka thënë në një deklaratë se shtabi ishte “ndërtuar qëllimisht nën ndërtesa banimi” në zonën jugore të Dahiehit “si pjesë e strategjisë së Hezbollahut për përdorimin e popullit libanez si mburoja njerëzore”.
“Izraeli po bën atë që do të bënte çdo shtet sovran në botë nëse do të kishte një organizatë terroriste që kërkon shkatërrimin e tyre në kufirin e tyre, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur popullin tonë në mënyrë që familjet izraelite të mund të jetojnë në shtëpitë e tyre të sigurt”, ka thënë Hagari.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin