Presidentja Osmani takoi Presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

16:25 | 27 Shtator 2024
R J

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera.

“Në New York, takova edhe Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur. Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës!”, ka shkruar Presidentja Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme