Parandalohet kontrabandë me pije alkoolike me vlerë prej 5 mijë eurove

14:37 | 27 Shtator 2024
K.B

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në zonën kufitare RMV-RKS.

Sipas njoftimit të Doganës, janë sekuestruar pije alkoolike me banderolla të Serbisë, në vlerë prej pesë mijë eurove, shkruan Arbresh.info

“Gjatë kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderolla të Serbisë që dyshohej se janë sjellur përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme