Kiara Tito po rikthehet në ekran me një program të ri, disa muaj pasi u bë nënë për herë të parë.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, moderatorja dhe ish-banorja e shtëpisë së Big Brother, ka folur mbi jetën dhe karrierën profesionale.
Ajo ndër të tjerash i është rikthyer periudhës sa ishte në edicionin e dytë të Big Brother.
Pjesë nga biseda në studio:
Top Albania Radio: Si ka ndryshuar jeta e saj pas pjesëmarrjes në këtë spektakël?
Kiara Tito: Për të thënë se sa e vështirë ka qenë besoj se nuk ka nevojë ta konfirmoj, sepse të gjithë e kanë parë.
Top Albania Radio: Ka qenë më e vështirë jetesa brenda apo jashtë shtëpisë?
Kiara Tito: Gjithçka, po ta përmbledhim ka patur vështirësitë. Atë periudhën e vrullshme të gjithçkaje. Të mbylljes brenda, të medias. Çdokush fliste për “Big Brother”, për ty, për jetën tënde. Kështu që patjetër ka qenë. Ama e them me plot bindje se është një eksperiencë që të vjen një herë në jetë dhe duhet bërë me patjetër.
Top Albania Radio: Do ta kishte bërë edhe njëherë kërë rrugëtim?
Kiara Tito: Po. Domthënë i uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...