Osmani takoi Presidentin e Guinea Bissau: Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë

20:10 | 26 Shtator 2024
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York, ka takuar Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló.

Osmani e vleësoi takimin si një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, shkruan Arbresh.info.

“Në selinë e Kombeve të Bashkuara, kisha kënaqësinë ta takoj Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. Mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mënyra për ta rritur bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë, si dhe për ta forcuar tutje pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Mirënjohëse ndaj Presidentit Embaló për mbështetjen e palëkundur”, ka shkruar presidentja./Arbresh.info/

Të ngjashme