Google ADS

DEA do të hapi përfaqësi në Tiranë

18:55 | 26 Shtator 2024
E.G

DEA (Administrata e SHBA e Kontrollit të Drogës) do të hapi përfaqësi në Tiranë.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, me administratoren e DEA-s, Anne Milgram. ATa po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogërave, e cila po zhvillohet ditët e fundit në Athinë.

Gjatë këtij takimi Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.

Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar.

/ rtsh.al /

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme