Google ADS

Osmani dhe O’Brien flasin për thellimin më tutje të bashkëpunimit me ShBA-në

17:54 | 26 Shtator 2024
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, është takuar me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se në takim kanë diskutuart për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, shkruan Arbresh.info.

“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme