Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot ka mbajtur një takim mobilizues për zgjedhjet e ardhshme nacionale të cilat do të mbahen më 9 shkurt.
Abdixhiku në një postim në Facebook ka thënë se në këtë takim kanë marrë pjesë kandidatë për deputetë, asambleistë e drejtorë lokalë nga kryeqyteti.
“Kandidatë për deputetë, asambleistë e drejtorë lokal nga Kryeqyteti sot u bënë bashkë në takimin e parë mobilizues për zgjedhjet e ardhshme nacionale. Do të garojmë si një ekip, si një tërësi – fitues, nga tash deri në shkurt.”, ka shkruar ai.
Kreu opozitar ka paralajmëruar mbajtjen e një takimi më të madh me të gjitha strukturat.
“Do të mbajmë një takim të madh me të gjitha strukturat, për të vazhduar me takime nëpër çdo lagje, çdo shtëpi e çdo pjesë të Prishtinës.”
Tutje ai ka thënë se nga pesë degë janë propozuar 20 kandidatë për deputetë, por nuk ka bërë të ditur se për kë bëhet fjalë.
“Nga 5 degët tona janë propozuar 20 kandidatë për deputetë. Ata pas vetes mbajnë jo vetëm një përvojë të pasur, por edhe një karrierë të pastër. Krenar me secilin prej tyre; i bindur me përkushtimin e tyre ndaj vendit e qytetarëve. Me ta dhe çdo qytetar, do të flasim për planin tonë kundrejt ngecjes së tanishme. Për planin tonë për fëmijë e familje, për paga më të larta e përballueshmëri të çmimeve. Për një Kosovë të zhvilluar e me investime, të fortë, të hapur e në rrugëtim të palëkundur euroatlantik.”, shkroi mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...