Google ADS

Takimi i Borrell me liderë të Ballkanit, Lajçak: I vlerësoj shkëmbimet e hapura

17:08 | 26 Shtator 2024
E.G

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin tradicional të margjinës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që pati shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor në New York.

Ai ka shpërndarë postimin e Borrell në profilin e tij zyrtar në platformën X.

“I vlerësoj shkëmbimet e hapura dhe të sinqerta gjatë drekës sonë tradicionale të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me liderët e rajonit”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/

Të ngjashme