Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht hetues policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, sot kanë zbatuar urdhër kontrollin e urdhëruar nga Gjykata Themelore Prishtinë-Departamenti Special, ku janë bastisur pesë lokacione të ndryshme, katër lokacione në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Gjilanit.
Sipas njoftimit, bastisja është kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020/2024 kanë kryer veprat penale ‘mashtrim’, ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë, me të cilat veprime të dyshuarit dyshohet të kenë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha të cilat më pas, me qëllim të futjes në sistemin financiar të RKS-së kanë kryer veprime të shumta me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale ‘shpëlarja e parasë’, përcjell Arbresh.info.
Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa një i dyshuar tjetër nuk është gjetur në vendbanimin e tij.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për:
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të lëndës nga PSRK iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Të gjitha veprimet hetimore janë kryer nën mbikëqyrje dhe koordinim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të RKS-së./Arbresh.info/
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe