Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me homologun e saj nga Mbretëria e Danimarkës, ministrin e Drejtësisë, Peter Hummelgaard, vizituan Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ku do të do të vendosen 300 të burgosurit nga Danimarka.
“Mendoj që në kohën kur Danimarka ka pasur nevojë për Republikën e Kosovës, ka qenë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh kapacitetet e lira që i kemi ne, si institucione, që t’ia ofrojmë këtë ndihmë. Si Qeveri dhe si Ministri e Drejtësisë, kemi qenë të angazhuar së bashku me shërbimin korrektues që ta bëjmë këtë. Tashmë janë ndarë fondet për renovimin e këtij institucioni për punëtorinë që do të mbahen, me qëllim që të dënuarit të angazhohen me punë gjatë kohës që do të qëndrojnë këtu. Po ashtu, është nënshkruar sot edhe kontrata se si do të projektohet ky institucion“, tha ministrja Haxhiu.
Ndërsa ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, është shprehur i lumtur për bashkëpunim mes qeverive, teksa ka falënderuar për mbështetjen e partive opozitare të Kosovës që i kanë dhënë marrëveshjes për burgjet me Danimarkën.
“Jemi të kënaqur ku kemi arritur. Sot është nënshkruar kontrata që do të rinovojë objektin në Gjilan. Kemi pasur takime edhe në nivel teknik për hollësitë teknike për trajnimin e zyrtarëve korrektues të Kosovës në Danimarkë, që do të punojnë në objektet në kudër të përgjegjësisë së shtetit danez. Jemi të lumtur me këtë bashkëpunim mesë qeverive dhe jemi falënderues për mbështetjen e partive opozitare të Kosovës që kanë votuar këtë marrëveshje”, tha ai.
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...