Albi Mall Superliga e Kosovës do të luhet këtë fundjavë, ku në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë.
Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka publikuar edhe orarin për ndeshjet e xhiros së shtatë që zhvillohen nga e premtja në të diel.
Llapi dhe Suhareka zhvillojnë ndeshjen e parë të premten me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Të shtunën në program janë dy sfida të tjera, ku Ballkani para adhuruesve të vet pret Ferizajn.
Ndërkohë në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, Dukagjini është nikoqir i Dritës.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet të dielën me Gjilanin që pret para adhuruesve të vet Prishtinën.
Ndërkohë sfida e fundit e kësaj jave është ajo mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës që zhvillohet në Drenas. /Telegrafi/
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...