Deputetja e LDK-së Vlora Dumoshi, në seancën e sotme plenare, në emër të grupit parlamentar tha se në përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka shkelje dhe nuk ka përzgjedhje sipas kritereve të konkursit, dhe se janë përzgjedhur militantët partiak.
Dumoshi shtoi se grupi parlamentar i LDK-se mendon se procesi duhet të kthehet në pikën zero. Sipas saj komisioni ka pranuar tri ankesa për këtë përzgjedhje dhe se asnjëra nga to nuk është shqyrtuar.
Kuvendi nuk kishte kuorum për votimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore./rtk
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...