Google ADS

Prindoni, i vetmi zotëri në mesin e zonjave të para në New York

10:14 | 26 Shtator 2024
E.H

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së vendit Vjosa Osmanit, po qëndron në New York, atje ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Si zotëria i parë i Kosovës, ai ishte i vetmi burrë në mesin e shumë zonjave të para të shtetit.

”Pritja e përzemërt dhe e paharrueshme nga Zonja e Parë e SHBA-ve, mikja e Kosovës, dr. Jill Biden, mbetet një nga momentet më të veçanta të takimeve në New York. Kontributi i familjes Biden për Kosovën është i jashtëzakonshëm, ashtu si janë edhe marrëdhëniet e forta mes dy shteteve tona. Ishte një nder i madh për mua të qëndroja krah saj në fotografinë e fundit familjare, së bashku me zonjat e para nga shtetet e tjera. Po ashtu, ndjeva një privilegj të veçantë që isha ulur në tavolinën kryesore pranë saj, si nikoqire e kësaj ngjarjeje”, shkroi Sadriu në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme