Google ADS

Kurti kujton Masakrën e Abrisë: Një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë

08:49 | 26 Shtator 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar Masakrën e Abrisë, ku u masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu.

Ai tha se është një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri shkruan se për të askush nuk është dënuar

“Më 26 shtator 1998, pjesëtarë të tri njësive të policisë së Serbisë dhe kontigjente të Ushtrisë Jugosllave, hynë në fshat. Anëtarët e familjes Deliu po strehoheshin në mal. Ata i qëlluan nga afërsia e pastaj ua gjymtuan kufomat. Masakra e Abrisë është një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Për të askush nuk është dënuar. Atë ditë i masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Më i moshuari ishte Fazli Deliu 94 vjeç. Më i riu, u privua nga jeta që në barkun e nënës. Luljetës shtatzënë ia prenë barkun me foshnjën e palindur”, ka shkruar Kurti, shkruan Arbresh.info

Postimi i tij:

Kur i pashë trupat e vajzave dhe nënës së tyre, ishte e qartë që ato kishin ikur dhe kishin provuar të fsheheshin nën shkurre. E kuptova që ata burrat i kishin kërkuar dhe i kishin qëlluar me armë aty ku i kishin gjetur. Kishte edhe anëtarë të tjerë të familjes të vrarë përreth. Ishte e qartë që ata ishin përpjekur të zvarriteshin nëpër pyll për të shpëtuar. Isha i shokuar nga brutaliteti, urrejtja…”

Kështu rikujton gazetari dëshmitar, Ëade Goddard, që dëshmoi para botës me fotografi masakrën e parë në Abri të Epërme të Drenasit.
Më 26 shtator 1998, pjesëtarë të tri njësive të policisë së Serbisë dhe kontigjente të Ushtrisë Jugosllave, hynë në fshat. Anëtarët e familjes

Deliu po strehoheshin në mal. Ata i qëlluan nga afërsia e pastaj ua gjymtuan kufomat.

Masakra e Abrisë është një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Për të askush nuk është dënuar.

Atë ditë i masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Më i moshuari ishte Fazli Deliu 94 vjeç. Më i riu, u privua nga jeta që në barkun e nënës. Luljetës shtatzënë ia prenë barkun me foshnjën e palindur.

E vranë edhe Mihanen, në krah me të birin, Mirin. Mihane Gashani Deliu, më 25 shtator kishte pasur ditëlindjen e 28-të. Valmir Deliu, më 21 shtator, kishte pasur ditëlindjen e dytë.

Diturije Deliu, foshnja që ishte gjetur e gjallë në kraharorin me gjak të nënës, nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor 1998, rrugës për në fshatin Tërdec, derisa po dërgohej te një mjek i luftës. I kishte vetëm 95 ditë jetë.

Më 26 shtator 1998, forcat e armatosura serbe hynë edhe në fshatin Gollubovc të Malishevës. Aty i vranë 13 burra shqiptarë, civilë të paarmatosur. Pas torturave disa orëshe, ata i shtrinë përtokë, me duar pas koke. U ekzekutuan nga policia, një nga një, me nga dy plumba.

Për këto krime askush nuk është dënuar.

Në përvjetorin e 26-të, përkujtojmë 23 martirët e masakrës në Abri të Epërme dhe 13 martirët e vrarë në Gollubovc.

Përkujtojmë Valdet Xhemajlin, Vesel Demakun e Afrim Hajdarajn, që ranë dëshmor atë ditë, duke mbrojtur popullatën civile.

Nuk i harrojmë të rënët në rrugën e vështirë deri te çlirimi. Nderojmë kujtimin për ta duke u angazhuar për forcimin e Republikës sonë.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! I përmotshëm qoftë përkujtimi i të gjallëve për ta!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme