Këto ditë, kur dëgjoni për Google, ndoshta ju vjen në mendje Al.
Gjiganti i teknologjisë është në një mision për të integruar veçori të reja me AI në pothuajse të gjitha shërbimet e saj.
Tani, pas rritjes së çmimit për YouTube Premium, Google dëshiron t’u ofrojë abonentëve Premium një përvojë të re ekskluzive të AI që jo-abonentët nuk do ta kenë.
Bëhet e ditur se abonentët Premium mund të angazhohen me video duke përdorur një mjet të ri bisede me AI, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo që më parë ishte thjesht një eksperiment tani po shpërndahet për përdoruesit e YouTube Premium në SHBA.
Siç raportohet, mjeti i ri është aktualisht i disponueshëm vetëm në anglisht dhe për përdoruesit e moshës 18 vjeç e lart.
Gjithashtu, për të pasur qasje në mjetin me Al do t’ju duhet të keni një pajisje Android.
Bëhet e ditur se me këtë mjet mund të merrni përgjigje për pyetjet në lidhje me videon që po shikoni, të gjeni rekomandime për përmbajtje të ngjashme dhe më shumë – të gjitha pa dalë nga YouTube.
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...