Ka disa shkaqe që mund të shkaktojnë të përziera në stomak. Në rrethana të caktuara mund të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore dhe në të tjera mund të zgjidhen më lehtë.
AgroWeb.org në këtë artikull shpjegon shkurtimisht se çfarë e shkakton atë dhe si të mund ta frenoni në mënyrë efektive.
Shakqet e Mundshme:
Konstipacioni
Kjo është një gjendje gastrointestinale me disa simptoma të dhimbshme dhe të përzierat mund të jenë gjithashtu një simptomë e kapsllëkut kronik.
Helmimi nga ushqimi
Është një përvojë e pakëndshme që zgjat rreth dy ditë dhe ndodh kur ka një infeksion bakterial në traktin gastrointestinal. Ndodh që të përzierat të jenë një nga simptomat e para.
Nëse vëreni dhe dyshoni për helmim nga ushqimi, vizitoni mjekun shpejt sepse të përzierat janë vetëm një nga simptomat më të lehta.
Gripi i stomakut ose Gastroenteriti
Njihet ndryshe edhe si gripi i stomakut dhe zhvillohet në zonën gastrointestinale. Ai ndryshon nga helmimi me ushqim sepse mund të shkaktohet nga bakteret dhe gjithashtu viruset.
Të përzierat janë një nga simptomat dhe të tjerat mund të përfshijnë ethe, djersitje, të vjella dhe ngërçe në stomak.
Gastriti
Është inflamacioni kronik që ndodh në mukozën e stomakut. Të përzierat, së bashku me të vjellat dhe dhimbjet e stomakut, janë simptomat kryesore.
Ulçera peptike
Kjo shkakton dhimbje të lehta deri në ndjesi intensive djegësie që përhapen nëpër gjoks dhe stomak. Simptomat që mund të përjetoni janë të përziera, të vjella, dispepsi dhe jashtëqitje me prani të gjakut.
Sëmundja e refluksit gastroezofageal
Refluksi i acidit ndodh kur lëngjet e tretjes rrjedhin përkohësisht në ezofag. Nëse ndodh më shumë se dy herë në javë, atëherë mund të themi se kjo është sëmundja e refluksit gastroezofageal. Të përzierat janë ndër simptomat e saj dhe mund të shkaktojnë edhe probleme me gëlltitjen.
Gurët në tëmth
Gurët janë depozita të forta që formohen ngadalë në fshikëzën e tëmthit për shkak të mbingarkesës së kolesterolit në biliare. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në një sulm të fshikëzës së tëmthit që shkakton nauze dhe të vjella.
Çfarë duhet të bëni kur keni të përziera?
Trajtimi zakonisht varet nga shkaku. Disa raste mund të jenë mjaft të lehta për t’u trajtuar në shtëpi, dhe të tjera mund të kërkojnë trajtim urgjent. Nëse nuk jeni në gjendje të konfirmoni se cili është shkau i saj, ju duhet të konsideroni të kryeni menjëherë një vizitë mjekësore pasi mund të jetë një simptomë e sëmundjeve kërcënuese për jetën si gurët e tëmthit, gastroenteritis, ulçera peptike dhe helmimi nga ushqimi.
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb