Google ADS

Në deponinë e mbeturinave Gjilan u asgjësuan 19750 kg peshk

21:47 | 25 Shtator 2024
E.G

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se sot janë asgjësuar 19 mijë e 750 kilogramë peshk.

Sipas njoftimit, sasia ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve, shkruan Arbresh.info.

AUV bën të ditur se bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg.

“Mbi bazën e kategorisë si produkte i pa përshtatshëm për konsum. Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi. Pala kishte të drejtë qe produktin ta kthente në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim.Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së”, thuhet në njoftim.

“AUV pa përjashtim do të ndalojë dhe asgjësoj secilin produkte i cili rezulton se nuk i përgjigjet kushteve për konsum. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është synimi ynë kryesor.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme