Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka dhënë detaje mbi takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në takim kanë diskutuar edhe mbi reflektimin nga sulmi në Banjskë, shkruan Arbresh.info.
”Kënaqësi për të kapur hapin me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, dhe diskutuam perspektivat për përparim në agjendën legjislative të Kuvendit përpara zgjedhjeve të shkurtit. Ne kemi reflektuar edhe për përvjetorin e djeshëm të Banjskës dhe kemi diskutuar çështje të lidhura me sigurinë dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar ambasadori britanik./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...