Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste, janë angazhuar gjatë kësaj jave në takime me qytetarët, përfshirë ata që nuk janë anëtarë të PS, në kuadër të vizionit për “Shqipërinë 2030”.
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga këto takime, duke theksuar se ka filluar ndërtimi i “rrugës së Partisë Socialiste” për të realizuar vizionin “Shqipëria 2030”.
“Java e Gjelbër e Kuvendit është një javë angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së PS 2030 për Shqipërinë 2030,” shprehet Rama.
Kryeministri Edi Rama, më herët ka deklaruar se, “synimi ynë është që Shqipëria 2030 të jetë kampione në rajon në të gjithë aspektet dhe të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”./atsh.al
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...