Google ADS

Bislimi: Kosova po vijon intensivisht punën për anëtarësimin në SEPA

18:25 | 25 Shtator 2024
E.G

Në Europe House, u zhvillua ditën e sotme diskutimi me temë “Aderimi në SEPA – Përfitimet Ekonomike për Kosovën”.

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ishte pjesëmarrës në panelin e diskutimit, e prezent në ngjarje ishin edhe Shefi i Misionit të BE-së, Aivo Orav, Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, Ambasadorja e Kroacisë, Danijela Barisic, Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, si dhe përfaqësues nga Ekipi Ekonomik Gjerman (German Economic Team).

Në adresimet e tij, zëvendëskryeministri tha se Republika e Kosovës po vijon intensivisht punën për anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA).

Ai nënvizoi punën që po zhvillohet në lidhje me miratimin e tri ligjeve të domosdoshme siç është ligji për bankat, ligji për shërbimet e pagesave dhe ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri theksoi se edhe Banka Qendrore e Kosovës ka draftuar 20 rregullore që ndërlidhen me SEPA, të cilat pritet të kalojnë për miratim pas aprovimit të këtyre ligjeve në Kuvendin e Republikës.

Zëvendëskryeministri tha se avancimi drejt integrimit në SEPA është një hap i rëndësishëm tutje në kuadër edhe të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit në familjen evropiane.

Të ngjashme