Një 65 vjeçare vdes në spitalin e Gjakovës, policia nis hetimet

16:23 | 25 Shtator 2024
E.G

Një 65 vjeçare ka vdekur në Spitalin e Gjakovës.

Sipas policisë, vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ajo u dërgua për trajtim aty pasi fillimisht ishte dërguar nga familjarët e saj në QKMF-në në Rahovec e më pas u dërgua edhe në spital.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i

policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se lidhur me rastin policia i ka nisur hetimet.

“Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha ai./Arbresh.info/

Të ngjashme