Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani ka thënë se Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët që jetojnë në pjesën e veriut të vendit.
Ai ka deklaruar se edhe në të ardhmen do të vazhdojë një bashkëpunim i tillë.
“Statistikat e tregojnë më së miri se a jemi duke ecur para apo mbrapa me bashkëpunim, ne kemi më shumë raste të raportuara në gjashtë mujorin e parë të këtij vitit se sa vitit 2022 , më shumë se kur shumica e policëve kanë qenë kosovarë me etni serbe”, tha Elshani në KosovaToday.
“Dyert janë të hapura për qytetarët gjatë tërë kohës komunikojmë me ata, konsiderojmë se bashkëpunimi është shumë i mirë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Elshani.
Mbyllen ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë – rezult...
Aksident trafiku mes një kamioni dhe autobusi në Veternik
Shefi i AKI-së, Petrit Ajeti në selinë e NATO-s
Kurti dhe kryeministri i Lihtenshtajnit diskutojnë për lehtë...
Maqedonci: Strehimi i terroristëve nga Serbia është shqetësu...
Vazhdon përshkallëzimi i luftës Izrael – Hezbollah