Ministri danez i Drejtësisë, Peter Hummelgaard ka udhëtuar për në Kosovë për të shënuar fillimin e rindërtimit të burgut të Gjilanit, i cili do të mund t’i presë të dënuarit me dëbim nga Danimarka, raporton sot gazeta daneze Altinget, duke iu referuar një komunikate të lëshuar nga ministria..
Burgu do t’i strehojë deri në 300 të burgosur të dënuar me dëbim, të cilët duhet të jenë në gjendje ta vuajnë dënimin në vend.
Në këtë udhëtim, Peter Hummelgaard do ta vizitojë vetë burgun e Gjilanit dhe do të takohet me Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, shkruajnë në Danimarkë.
“Duhet të bëjmë çfarë mundemi për të siguruar më shumë vende në burg dhe për ta lehtësuar sistemin tonë të rënduar të burgjeve. Njëkohësisht po ua dërgojmë një sinjal të qartë kriminelëve të huaj se e ardhmja e tyre nuk është në Danimarkë”, thuhet në komunikatën e ministrisë daneze.
Në fund të vitit 2021, ministri i atëhershëm danez i Drejtësisë Nick Hækkerup nënshkroi një deklaratë politike me Qeverinë e Kosovës për ta shfrytëzuar Kosovën si vend ku Danimarka mund t’i dërgonte të burgosurit e huaj.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë në Danimarkë, rindërtimi i burgut të Gjilanit do të thotë që qelitë të rinovohen, të ndërtohen dhomat e vizitave dhe të krijohet një departament i ri punësimi.
Alting shkruan se organizatat e të drejtave të njeriut kanë frikë se të drejtat e të burgosurve mund të vihen nën presion kur ata duhet ta kryejnë dënimin në një vend tjetër përveç Danimarkës.
Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar në maj marrëveshjen për t’ia lëshuar me qira Danimarkës një burg në Gjilan./Arbresh.info
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...