Osmani takon presidentin e Mauritanisë, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

12:06 | 25 Shtator 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.

Osmani ka thënë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës.

Ndërsa njofton se kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve

“Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës.
Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme