Google ADS

Policia kërkon ndihmë në kapjen e tre personave, dyshohen për vjedhje në Prishtinë

11:30 | 25 Shtator 2024
K.B

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.

Policia apelon tek qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192, shkruan Arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Sekrori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë në kryeqytet.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme