Tre terroristët e arrestuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë , janë sjell në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.
Ndaj tyre, do të mbahet seanca fillestare gjyqësore, raporton Arbresh.info.
Të arrestuarit janë sjell në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
Ndryshe, të martën është shënuar njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku.
Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrit javë më parë aktakuzë kundër 45 personave, përfshirë edhe përgjegjësin e këtij sulmi kryekriminelin Milan Radoiciq.
Ndërsa deri me tani nën masën e paraburgimit janë Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...