Policia e Kosovës ka arrestuar një 76- vjeçar, pasi posedonte armë zjarri.
Siç njofton policia, tek i dyshuari B.B është gjetur një armë e zjarrit me tre fishekë.
“Me datën 24.09.2024, rreth orës 20:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj një person është vërejtur se posedon armë zjarri. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin B. B (M/K), i moshës 76 vjeçar, tek i cili kanë gjetur arma e zjarrit ( pistoletë) me tre fishekë”, thuhet në njoftimin nga policia.
Tutje thuhet se pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti është iniciuar për procedurë të rregullt hetimore , ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...