Një person është arrestuar në Klinë, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit.
“Klinë 24.09.2024 – 10:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e kishte qëlluar atë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...