Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se forcat policore kanë arritur të eliminojnë tre terroristë dhe të arrestojnë tre të tjerë pas sulmit terrorist në Banjskë.
Hoxha ka theksuar se megjithëse kanë pasur më shumë të qëlluar se kaq, ai si drejtor policie nuk mund të konfirmonte asgjë derisa nuk kanë trupin e një personi të eliminuar.
“Ne kemi arritur të sigurojmë tre trupa që janë të identifikuar dhe u janë dorëzuar familjeve”, ka thënë ai nëDebat Plus.
Hoxha gjithashtu përmendi se informacione të tjera flasin për shumë më tepër të lënduar, disa prej të cilëve janë përcjellë në Serbi.
“Të qëlluar ka pasur më shumë sesa kaq, por unë si drejtor policie nuk mund të konfirmojë asgjë derisa nuk e kemi trupin e një personi të eliminuar, ne kemi arritur të sigurojmë tre trupa që janë të identifikuar dhe u janë dorëzuar familjeve, të qëlluar ka pasur më shumë se kaq pasoja e të lënduar janë përcjellë në Serbi, informacionet që kemi, ka pasur ka shumë më shumë se kaq”, ka deklaruar Hoxha.
Ai shpjegoi se nga informacionet e siguruara, ka pasur shuma më të larta që kanë bartur njerëz nga territori i Banjskës në Serbi.
“Ka pasur tërheqje në mënyrë qyqare nga territori i Banjskës dhe territori i Kosovës,” ka deklaruar Hoxha.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...