Në njëvjetorin e rënies heroike të Heroit të Kombit, Afrim Bunjaku, sot u mbajt akademi përkujtimore për nderë të tij.
Vajza e Afrim Bunjakut, Arbenita ka thënë se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e heroit të Kosovës që ra në detyrë vitin e kaluar më 24 shtator derisa ishte në krye të detyrës.
Në akademinë përkujtimore të babait të saj, ajo ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.
“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para”, tha ajo.
“Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne”, ka thënë ajo.
“Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, ka thënë ajo.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen